Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

77-vjetori i Çlirimit, Meta: Lavdi sakrificave bijve dhe bijave më patriotë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta uroi sot 77-vjetorin e Çlirimit të vendit, nga pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë”, tha Meta, duke uruar këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Përvjetorët e Çlirimit shënohen me homazhe tek përmendorja “Nënë Shqipëri” pranë Varrezave të Dëshmorëve./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.