Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“98% e pastër”, Policia malazeze sekuestron 37 kg kokainë në makinën me targa shqiptare

Policia malazeze ka sekuestruar 37 kilogramë kokainë në një makinë me targa shqiptare.

Droga u sekuestrua në pikën kufitare të Debeli Brijeg, ndërsa në pranga u vu drejtuesi i automjetit me targa shqiptare.

Makina u pikas, teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci.

“Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë, 98 për qind e pastër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga mediat malazeze.

Sipas mediave, dyshohet se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e BE përmes Malit të Zi dhe Kroacisë.

j.l./ dita