Albania

Adele thyen pesë vite heshtje në një intervistë

LONDËR, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Pas pesë vitesh heshtje, këngëtarja britanike Adele rrëfen shqetësimet, divorcin, terapinë dhe rënien e saj në peshë, në një intervistë-rrëfim para publikimit të albumit të saj të ri “30”.

Intervista e saj e fundit ishte në vitin 2016.

Duke dalë nga jeta e saj si një “e vetmuar”, sipas fjalëve të saj, diva e popit, alergjike ndaj personazheve të famshëm, e bën rikthimin e saj në një intervistë të dyfishtë me botimet britanike dhe amerikane të Vogue.

“Më duhet të përgatitem për të qenë sërish e famshme, që, siç e dinë të gjithë, nuk më pëlqen të jem”, tha ajo për revistën e famshme të modës.

Londinezja e mërguar në Los Anxheles flet për vështirësitë që shënuan kalimin e saj në të tridhjetat dhe kontribuan në prodhimin e opusit të saj, data e lëshimit të së cilit ende nuk dihet.

“Në moshën 30-vjeçare, jeta ime u shemb pa paralajmërim”, kujton Adele, 33 vjeçe.

“Më duket se ky album është vetëshkatërrim, pastaj vetëreflektim dhe vetëshëlbim”.

Ajo flet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, themeluesi i një organizate bamirëse, nga në prill 2019.

“Ajo jetë nuk më përshtatej më. (…) Nuk isha e pakënaqur, por do të kisha qenë e mjerë, nëse nuk do të kisha menduar së pari për veten time”.

“Djali im ka shumë pyetje. Pyetje vërtet të mira, pyetje vërtet të pafajshme, për të cilat nuk kam përgjigje”, shpjegon interpretuesja e hiteve “Someone like you” dhe “Hello”.

“Sapo ndjeva se doja t’i shpjegoja, me këtë album, për kur të jetë më i rritur, se kush jam unë dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të çmontoj gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime”, shton ajo.

Tekstet e këngëve të saj kanë ndryshuar perspektivë.

“E kuptova që unë isha problemi,” shpjegon Adele.

“Sepse të gjithë albumet e tjerë ishin “Ti e bëre këtë! Ti e bëre atë!”, por “ndoshta jam unë!”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Paul Merson: I don't see Sulscher as the coach of Manchester United in the long term, if Liverpool wins
Jose Mourinho: Does Mourinho want more players? Of course, like any coach. But Mourinho is not an asshole
Klopp on Firmino: The best attacking defender. It seems that he is not being praised enough
Richarlison: I want to motivate people to get vaccinated. In Brazil, many did not get a second vaccination
Laporta on Messi: He left 2 years earlier than planned. Sooner or later it had to happen
1:6 - the end of Mourinho's honeymoon in Roma, but his football can still work in Italy (definitely better than in the Premier League)
Ole Gunnar Sulscher: We are chasing Liverpool, they are great for 4 seasons. The next step is to be higher in the table