Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Adriana Matoshi merr mijëra komente mbështetëse, pas lajmërimit se i është rikthyer tumori

Pas lajmërimit se i është rikthyer tumori, Adriana Matoshi merr mijëra komente mbështetëse.

Aktorja, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.

Matoshi përmes postimit ka treguar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar me tumor në hipofizë, ka qenë shtatzënë.

Asaj i kanë dal në mbështetje shumë kolegë aktorë, deputet, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejt.

“Mos bo stila, kemi pune vitin e ardheshem!”, aktori Fatmir Spahiu i njohur si Bufi, i ka komentuar asaj në postimin e bërë në “Facebook”.

Ndryshe, gazetari Milaim Zeka ka postuar një fotografi të deputetes, duke shkruar se të gjithë lutemi për të.

“Adriana Matoshi – te gjithe lutemi per Ty. Ke kalu sfida me te renda ne jete, se sa kjo. Te gjitha do i kalosh, duke mos harru per asnje sekond se te duam shume, dhe lutemi per Ty!”, shkroi ai në postim.

“E dashur Adriana Matoshi jemi me fat qe te kemi. Je personi qe gjitheher na rikujton rendesin e jetes. Te dergoj shume perqafime, jam e bindur qe edhe kete betej do ta kalon dhe do shihemi per te luftu edhe beteja te tjera bashk”, komentoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

“Gutu kryj punë Adriana se 100.000 punë i kemi”, ka shkruar aktori, Edi Kastrati.

“Adriana, ti je e forte zemer dhe perplot pozitivitet dhe jam e bindur qe do ta kalosh edhe kete sfide e do te kthehesh me shendet te plote prane familjes, miqve e kolegeve. Bashkë, do t’i vazhdojme planet qe i kemi”, i ka shënuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Ti qëndron e fortë përpara çdo stuhije. Shtyllën për forcë e ke udhëtim të jetës. Nuk të mposht asgjë!”, ka komentuar deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi.

“Ti je e fortë! Pa dyshim qe do ja dalesh! Zoti qofte me Ty”, ka komentuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.