Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aksident në Shkup, e përfshirë edhe një veturë policie!

Dje, në ora 12:10 në autostradën në hyrje të Shkupit, para “Çentos” ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Njëra veturë ka qenë në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Si pasojë, në aksident janë lënduar dy policë, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.