Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aksidenti në rrugën e Rinasit, kush është viktima 42-vjeçare dhe të plagosurit. Shoqërohet drejtuesi i ambulancës

Një parakalim i gabuar i autoambulancës dyshohet të ketë qenë shkak i aksidentit të ndodhur pak para mesnatës së kaluar në rrugën e Rinasit, ku humbi jetën një grua, paciente në ambulancë dhe u plagosën 3 persona të tjerë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autoambulancës, shtetasin Ilir Shullazi.

Po kështu janë zbuluar dhe identitetet e personave të tjerë të përfshirë në aksidentin fatal.

Anila Berdaku, 42 vjeçe, ndodhej si paciente në ambulancën që po udhëtonte drejt Tiranës dhe nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes.

Të plagosur rëndë kanë mbetur shoqëruesja e saj, shtetasja Marsida Bërdaku, 32 vjeçe, infermieri i ambulancës Arjan Balloku, 30 vjeç, si dhe shtetasi Yrmelind Gashi, 22 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjetin tjetër që drejtohej nga Antion Abazi që u përplas me ambulancën.

j.l./ dita