Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aksidenti tragjik, Ruskovska: Zjarri filloi në pjesën e përparme të autobusit

Pronari i kompanisë “Besa trans”, Bekim Haxhiu, ishte në njërin nga autobusët që po ktheheshin nga Stambolli, si vozitës i dytë, por të gjithë katër autobusët nuk kanë lëvizur në konvoj, por të ndarë, kështu që nuk e kanë parë fatkeqësinë. Këtë e deklaroi shefja e sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska e cila i ka dëgjuar të gjithë vozitësit e autobusëve.

Ruskovska, në intervistë për televizionin “Tellma” theksoi se të gjitha deklaratat dhe dokumentet ua ka parashtruar kolegëve bullgarë të cilët po  e zhvillojnë hetimin për fatkeqësinë.

Me pronarin Haxhiu, Ruskovska tha se ka biseduar në vendin e fatkeqësisë, ku ai i ka thënë se nuk është bartur kurfarë materi djegëse në autobusë.

“Ishte mjaft i shqetësuar dhe i tronditur. E pyeta nëse kanë bartur derivate në bidonë rezervë. Tha se nuk ka gjasa që kjo të ketë ndodhur, Kjo ishte bisedë joformale, këtu në vetë vendin e ngjarjes. Nëse ndoshta ndonjë nga udhëtarët të ketë blerë mjete piroteknike, sepse po afrohet Viti i Ri, gjithashtu ishte decid se përgjigja është jo. Dhe kaq ishte biseda jonë”, deklaroi Ruskovska.

Për spekulimet e tabloidëve bullgarë se në autobus ndodheshin edhe materiale për përpunim të heroinës e cila digjet shpejtë, Ruskovska tha se ka biseduar me prokurorin bullgar dhe hetuesin kryesor, dhe të cilët kategorikisht i kanë hedhur poshtë si të pasakta.

Lidhur me pyetjen si ka qenë e mundur që autobusi të digjet aq shpejtë, prokurorja Vilma Ruskovska deklaroi se në bazë të informatave nga hetuesit bullgarë, për disa hetime nevojitet më shumë kohë.

“Përndryshe unë saktësisht e pashë, mu edhe e kam fotografuar, pjesën faktikisht prej ku ka filluar zjarri, e ajo është hapësira e bagazhit që ndodhet mbi rezervuarin e autobusit. Sepse tek autobusët, rezervoaret janë përpara”, deklaroi Ruskovska.