Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aksidentohet aktori i njohur Lulzim Zeqja, anulohen shfaqjet në Teatrin Kombëtar: Ja si është gjendja e tij, e ka të pamundur të performojë

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Lulzim Zeqja është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme dhe si pasojë është shtyrë shfaqja “Edmond”, ku ai është protagonist, duke nisur nga sot e në ditët në vijim.

Aktori është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqje, njofton Teatri.

“Të dashur miq të teatrit,  për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.lulzim zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar. Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave”, bën me dije TK.

j.l./ dita