Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohet një shtetas

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Policia e Shtetit vijon operacionin policor të koduar “Fati i lojërave” kundër ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4, në Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi, për ushtrim të jashtëligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

“Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.