TIRANË 29 nëntor /ATSH-I.Vata/Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e 77-vjetorit të Çlirimit.

Në urimin e ambasadës së SHBA-së vlerësohet sakrifica e njerëzve për çlirimin e vendin.

“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77-të të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, shprehet ambasada. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.