Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ambasadorja Kim i bashkohet ecjes kundër kancerit të gjirit

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim u bashkua me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh dje në ecjen kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”.

Për të 13-in vit radhazi, ambasada e Shteteve të Bashkuara me krenari ka mbështetur këtë aktivitet dhe fuqizimin e grave nëpërmjet shëndetit. Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit përqendrohet në rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më shpejt dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.

Ambasadorja Kim i kujtoi pjesëmarrësit se kjo sëmundje nuk do t’ia dijë sa e pasur je, nuk do t’ia dijë ku jeton, nuk do t’ia dijë nëse je e lumtur apo e trishtuar, ajo i ndodh të gjithave ne, mund t’i ndodhë të gjithave ne.

“Prandaj shpresoj që të gjitha ne do ta bëjmë mamografinë. Nuk është e këndshme por duhet ta bëni! Dhe shpresoj që të gjitha ne të nxisim mikeshat tona, mamatë tona, motrat tona, gjyshet tona, vajzat tona që të bëjnë një mamografi”, tha ambasadorja Kim.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.