Albania

Ambasadorja Yuri Kim: Qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit, të finalizohet reforma në drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë, tha se qeveria shqiptare ka prioritet klimën e biznesit.

Ajo tha se tre prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri janë demokracia, Reforma në Drejtësi dhe biznesi, si dhe shtoi se me Skavicën i hapet rrugë investimeve amerikane. Sakaq, për ambasadoren e ardhmja e Shqipërisë do të jetë më e ndritur.

“Prioritet tona janë mbrojtja, biznesi dhe demokracia. Të gjithë jemi përqendruar prej kohësh në demokracinë dhe mbrojtjen. Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën në një shtysë për të ngritur ekonominë tonë në një nivel. Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, ekonomi në rritje, qasje në më shumë produkte dhe më shumë mundësi për rininë shqiptare, pikërisht këtu në Shqipëri. Para një viti nënshkruam një memorandum dypalësh për ekonominë. Ne pamë rezultate. Dy javë më parë kemi parë Skavicën, vendin ku Shqipëria do të ndërtojë hidrocentralin.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi klimës së biznesit. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund, e konkurrenca e ndershme duhet të jetë parësore që të gjithë investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparence. Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmirësuar klimën e biznesit. Gjatë 30 viteve të fundit kemi bërë rrugë të gjatë, por kur shohim atë që ka ndodhur them se e ardhmja do të jetë më e ndritur”, u shpreh Kim.

o.j/dita

Football news:

Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0
Klopp won the 200th match in charge of Liverpool - the fastest in the history of the club
Messi received 4 points from L'Equipe for the match with Marseille, Neymar - 3
Frankie de Jong aggravated an injury to the back of his thigh in the match with Real Madrid. He may miss the games with Rayo and Alaves