Albania

Ankandi i energjisë, sigurohet më pak se gjysma e sasisë së kërkuar, çmimi mesatar 255.79 euro/MWh

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Furnizuesi i tregut të lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 tetor.

Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 euro/MWh (rreth 4.9 milionë euro.)

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar.
Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve të ditës së sotme janë: nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Administratorja e kompanisë FTL, Erina Rexhepi, sqaroi për mediet procedurën që ndiqet për blerjen e energjisë elektrike, procedurë e cila realizohet bazuar në Rregulloren e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë me Vendimin Nr. 103, datë 23.06.2016. Rexhepi u shpreh se është platforma IT online e cila bën automatikisht vlerësimin e ofertave mbi kriterin e çmimit më të ulët dhe plotësimit të sasisë së kërkuar për t’u blerë. Me qëllim rritjen e sasive të ofruara dhe mundësisë së uljes së çmimit mund të realizohen faza optimizimi.

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches