Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Armë, fishekë dhe 86 copë dijaboll – Arrestohet një person në Strugë

MPB njofton se dje është arrestuar një person në Strugë për shkak se tek i njëjti janë gjetur disa copë armë dhe municione.

“Me datë 27.10.2021, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Strugës kanë arrestuar S.A. (49) nga Struga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan një pistoletë çeke “Zbroevka” 7.65 mm, një pistoletë sinjalizuese “Gmaa”, 26 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 86 copë dijaboll, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, njoftojnë nga MPB.