Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Arsovska: Do ta heqim betonin dhe do ta zgjerojmë rrugën në “Çairçanja”

Pretendentja për të fituar karrigen e të parës së Shkupit, Danella Arsovska ka premtuar heqjen e murit të betonit në rrugën Çairçanja. Kandidatja e pavaruar cila në rretin e parë të zgjedhjeve ka vituar 8 mijë vota sesa kryetari aktual Petre Shilegov, deklaruar se kjo rrugë do të zgjerohet edhe nje një korsi, një premtim që nuk është mbajtur nga pushteti aktual.

“Jemi sot këtu në Jahja Pashë për të parë këtë zgjidhje komunikacioni për Shkupin, të cilën shkupjanët sinqerisht e kritikojnë në bisedat me ne. Këto mure betoni që të gjithë mund t’i shihni sot këtu, nuk janë zgjidhje e mirë për Qytetin. Këtu duhet të ketë zgjidhje të plotë për komunikacionin e cila do të jetë e mirë dhe e planifikuar mirë. Ky mur është vendosur në vend të shtimit të një korsie, si një premtim i papërmbushur i pushtetit të Qytetit”, deklaroi Arsovska. /SHENJA/