Albania

Ata na tregojnë forcën ne? Vuçiç kërcënon me luftë: Ta provojë Kosova dhe do ta shohin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur edhe një herë rreth aksionit të Policisë së Kosovës ditën e djeshme në disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe Mitrovicën veriore.

Policia e Kosovës është përballur me pengesa nga protestuesit serbë në Mitrovicën veriore dhe Zveçan, ku janë përdorur mjete të ndryshme për të sulmuar automjetet dhe zyrtarët policorë.

Nga ana tjetër, Vuçiç ka deklaruar se këto aksione po bëhen qëllimshëm nga Kosova “për të treguar forcën”. Ai ka thënë se Serbia do të mbrojë popullin e vet, duke shtuar se janë të gatshëm për ‘luftë’.

”Kjo është hera e shtatë apo e tetë që e bëjnë për të treguar forcën. Gjithçka që mendojnë se mund t’ua bëjnë serbëve, le ta bëjnë dhe pastaj do të shohin se si do të jetë reagimi jonë. Dorëzimi nuk është opsion dhe e jona është të luftojmë. Do të mbrojmë popullin tonë, Si? Uroj të mos vijë puna ta shihni se si”, shkruan Danas, të ketë deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçic.

o.j/dita

Football news:

Atletico is not yet sure whether to extend the contract with Suarez. Simeone will have the final word
Gerard Pique: I will finish my career at Barca, but I don't want to leave as a reserve player. I'll leave when I see that I'm not as important as before
Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old
Patrice Evra: I've had enough of this toxic masculinity. Tears are not a sign of weakness
Neville included Ronaldo and Maguire from Manchester United and 9 Liverpool players in the united team
Beckham will become the face of the 2022 World Cup and will promote Qatar. The contract is for 10 years with a salary of 15 million pounds a year
Karim Benzema: My idols Ronaldo and Zidane came to Real Madrid and took the Golden Ball. Now I am not so far from it