TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj priti sot ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, të cilin e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që BE vazhdon t’i japë Shqipërisë.

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të çuar përpara reformat e rëndësishme, me qëllim integrimin sa më të shpejtë të vendit në familjen europiane”, u shpreh Ibrahimaj.

Në lidhje me këtë takim, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u shpreh se “ndërsa Shqipëria po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit”.

Ambasadori Soreca inkurajoi ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE.

“Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makrofinanciare prej 180 milionë eurosh, dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve”, tha ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.