TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin, lehtësimin e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor.
Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj memorandumi i mirëkuptimit miratohet në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”.

“Kjo është një iniciativë e përbashkët mes tre vendeve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Ne synojmë që këtë memorandum ta përhapim në të gjithë vendet e CEFTA-s. Ka të bëjë me lehtësimin e tregtisë. Ky memorandum do të ndiqet nga një plan masash që do të garantojë lëvizje të lirë të mallrave, tregtisë për të gjithë tregtarët”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, memorandumi do të shërbesë si mbështetje e subjekteve që operojnë në Shqipëri dhe subjekteve që tregtojnë me këto dy vende. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.