TIRANË 22 tetor /ATSH-I.Vata/ Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në takimin me kryebashkiakët për menaxhimin e mbetjeve.

Sekretari i PD-së Bradhi, deklaron se pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori

“I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve. Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori. Veting në politikë”, shkruan Bardhi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.