Albania

Basha e shkarkoi, reagon Flamur Noka: “Ai shumë shpejt do shkarkohet për vete, anëtarësia po firmos formularin për kongresin e jashtëzakonshëm”

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Në reagimin e parë për “Fax” dhe “Syri”, Noka tha se nuk ishte suprizuar nga vendimi i marrë nga kryedemokrati, duke shtuar se ky i fundit e kishte telefonuar 10 minuta para se të publikonte vendimin.

Megjithatë, edhe njëherë demokrati nuk është ndaluar me akuzat ndaj numrit një të Partisë Demokratike, duke e cilësuar si “ish-kryetar”.

“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua?  Gjithçka për t’u kapur pas karriges, ësht peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka.

Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap. Në aspektin personal kjo gjë nuk më shqetëson sepse nuk i lidh gjërat me Bashën, une e kam lidhur fatin tim me PD.

Jam rritur në atë parti. Kemi kaluar 97 në atë parti. Më shqetëson se ku ka degraduar lidershipi i partisë time. Për të tjerat nuk kam asnjë shqetësim. Basha në përpjekjet e fundit po bën veprime të tilla para se të shkarkohet për vete.

Ai është i shkarkuar sepse anëtaria është duket firmosur një formular për një kongres të jashtëzakonshëm. Kam kërkuar që forca jonë politike të përballet me regjimin dhe jo të shkarkohet nga kryetari. Nuk kam pranuar nënshtrimin ndaj Bashës dhe kjo është pasoja.

Ka një gjë. Sot kjo parti tregoi që udhëhiqet nga një kryetar që ka frikë. Si mund të mundë Edi Ramën, kur ka frikë që të përballet me deputetët e tij. Ai është në përpjekjet e fundit për t’u kapur me kthetra pas karrigeve. Ai është peng dhe i shitur.

Të jeni të sigurtë që asgjë në botë nuk më ndalon që të mbrojë partitë dhe vlerat. Jo Basha po askush në këtë tokë. Do i qëndroj parimeve të mia. Kam punuar për atë parti, është thjesht pengmarrës,” – tha Noka.

Në njoftimin e sotëm të PD-së, Noka është paralajmëruar edhe për largim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

n.s. / dita

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time