Albania

Basha: Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me vendimet e tij të fundit për përjashtimin nga komisioni i Sigurisë të deputetit Flamur Noka.

Basha përmes një postimi në rrjetin social ka ripërsëritur se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë nga deputetët.

Ndër të tjera kryedemokrati shkruan se PD-ja është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim.

Ai sërish paralajmëron se kush mendon se do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim! Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve.

“Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-Atlantik, apo që do të thyejë vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thashë një pjesë i kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim! Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, shkruan Basha.

j.l./ dita

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes