Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Basha: T’i hapim rrugë vetingut të politikanëve

TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/- Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkoi sot në Kuvend që t’i hapet rrugë vetingut të politikanëve.

Duke iu drejtuar kryeministri Rama, Basha tha se “ti nuk ju gjendesh njerëzve në fatkeqësi, ti i shikon ata vetëm si votues, të cilët duhet t’i shantazhosh, t’i blesh, t’i intimidosh, t’i fiksosh që të mbash me çdo kusht pushtetin”.

“Kjo është marrë vesh botërisht dhe arsyeja e vetme për të qenë në këtë sall nuk është për të bërë lojëra fjalësh me ty, se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë. Qëllimi ynë është që me rrugën më pak të dhimbshme për shqiptarët, të largojmë nga kjo sallë ty dhe të gjitha kalorësit e krimit të korrupsionit dhe të ja kthejmë këtë sallë shqiptarëve, që vendimet që do të merren nga kjo sallë të merren për shqiptarët dhe që kjo të ndodh duhet patjetër që ne të ndryshojmë ligjin themelor të vendit dhe t’i hapim rrugë asaj që ti e ke frikë, si djalli temjanin, vetingut të politikanëve”, theksoi ai.

“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me të ashtuquajturin rindërtim, por dhe me pandeminë, këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Dhe pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtrat, reklamë dhe propagandë, sërish disa fakte nuk shlyhen dot se janë aty në mëngjes kur njerëzi çohen akoma në çadra, apo në banesat e të afërmve ku jetojnë prej dy vitesh, apo në banesa me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar”, u shpreh kreu i PD-së.

“Janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat, kur ndërkohë zona që do të shpronësoje për të ndërtuar pallatet, akoma nuk është shpronësuar, por sigurish hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin se aty ku rrafshuan pallatet të ndërtojnë projektin e radhës për të pastruar parat që zyrtarët e lartë të kësaj qeverie dhe këtij regjimi i kanë zhvatur shqiptarëve”, tha ai.

Basha shtoi se “nëse ka diçka për të mbajtur duart në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë. E regjimit të instaluar duke blerë vota, duke  shkrirë në një shtetin me partinë dhe të  parit të këtij regjimi që krekose mbi këtë pleh që s’ka lidhje as me demokracinë, as me shtetin e së drejtës, as me  aspirata e shqiptarëve për një jetë më të mirë, as me aspiratën kombëtarë për të udhëtuar drejtë destinacionit evropian dhe as me pandeminë, por vetëm me babëzinë, babëzinë për pushtet”.

Vijon…….

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.