TIRANË, 19 tetor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ambasadorin italian, Fabrizio Bucci.

Basha thekson se, me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara por dhe e ardhmja për ti parë popujt tanë më të bashkuar brenda BE-së.

“Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, shprehet Basha. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.