Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bashkia Gjirokastër ndërhyn për sistemimin e kolektorëve të kullimit

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Bashkia Gjirokastër ndërhyn për sistemimin e kolektorëve të kullimit dhe përrenjve malorë.

Bashkia Gjirokastër po ndërhyn për rehabilitimin e kolektorëve të kullimit dhe sistemimin e shtretërve të përrenjve malorë, në zonat problematike si shkak i përmbytjeve të dimrit.

Sipas bashkisë, strukturat përkatëse në bashkëpunim me Bordin e Kullimit punojnë për pastrimin edhe sistemimin e kolektorit të Aznakut, që përshkon sipërfaqet bujqësore në Njësinë Administrative Lunxhëri.

Mjetet e rënda do të pastrojnë një gjatësi prej 7.6 km linear të këtij kolektori, duke evituar përmbytjet e dimrit dhe dëmet për fermerët në këtë zonë, e cila ka prioritet zhvillimin e agropërpunimit.

Gjithashtu ditët e fundit nga ana e strukturave të bashkisë është punuar dhe për sistemimin e përroit të Sopotit në Njësinë Administrative Lazarat.

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.