Albania

“Becchetti”, Balla: Ngritja e komisionit hetimor, shkel parimet kushtetuese

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se ngritja e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti” në këtë moment, shkel jo vetëm parimet kushtetuese dhe ato të së drejtës ndërkombëtare, por edhe dëmton rëndë interesat publikë të vendit.

Duke folur në Kuvend lidhur me kërkesën për komisionin e tretë hetimor të kërkuar nga opozita, Balla tha se, “mazhoranca shprehu vullnetin e plotë për ngritjen e dy komisioneve të tjera dhe parimisht nuk do të kishte asgjë kundër me asnjë lloj komisioni hetimor, i cili do të respektonte parimet kushtetuese, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk do cenonte dhe rrezikonte interesat e Republikës së Shqipërisë”.

“Secili nga ne, para se t’u shërbejë interesave të partive politike, duhet t’i përmbahet parimeve të mësipërme në formatin e një shtetari të përgjegjshëm që vendos interesat e vendit mbi çdo gjë tjetër’, theksoi Balla.

“A u përmbahet kërkesa për ngritjen e këtij komisioni këtyre parimeve?! Së pari, kërkesa është në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare. Arbitrazhi, sipas kuadrit rregullator ndërkombëtar si dhe praktikës tashmë të konsoliduar, konsiderohet si një metodë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në ndryshim nga procesi gjyqësor “klasik” i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, arbitrazhi ka një tipar veçanërisht dallues të mënyrës së zhvillimit të tij, që është konfidencialiteti”, shtoi Balla.

“Të gjithë proceset ku është palë Republika e Shqipërisë në juridiksionet ndërkombëtare dhe që kanë lidhje direkte apo indirekte me objektin e kërkesës për hetim, janë konfidenciale dhe, rrjedhimisht nuk mund të bëhen publike të dhënat e rrjedhura, apo prodhuara prej tyre, duke përfshirë por pa u kufizuar, edhe vendimmarrjet përkatëse”, tha Balla.

Balla nënvizoi se, “çdo shkelje e konfidencialitetit përfaqëson automatikisht shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke u pasuar në të njëjtën kohë me dëmtim/rrezik të konsiderueshëm financiar ,por jo vetëm, të interesave të Republikës së Shqipërisë si dhe penalizim të profilit publik dhe privat në sferën ndërkombëtare”.

“Kërkesa e paraqitur nga një grup deputetësh të PD për ngritjen e këtij komisioni hetimor është në shkelje të hapur të konfidencialitetit, pasi i përmbahet dhe citon paragrafe të një vendimi i cili gëzon mbrojtje strikte konfidencialiteti”, theksoi Balla.

“Mazhoranca vlerëson se ngritja e këtij komisioni hetimor në këtë moment, shkel jo vetëm parimet kushtetuese dhe ato të së drejtës ndërkombëtare, por edhe dëmton rëndë interesat publikë të RSH”, tha Balla.

“Secili nga ne duhet të ndjejë përgjegjshmëri atdhetare dhe të mëvetësohet në profilin e një shtetari, duke lënë mënjanë interesa të vogla politike, apo duke u distancuar nga interesa të dyshimta për përfitime personale apo në favor të personave të tretë, dhe duke marrë hapur krahun e shqiptarëve dhe interesave të Shqipërisë, për to mos u dhënë asnjë shkas lindjes së pretendimeve për fatura financiare dhe dëm të autoritetit dhe imazhit të vendit”, shtoi Balla.

“Pa pasur aspak frikë nga transparenca dhe me bindjen e plotë për të mbështetur të drejtën e kontrollit parlamentar, le të presim përfundimin e të gjithë këtyre proceseve dhe, më pas, nëse opozita e vlerëson ende të vlefshme, të ulemi dhe të koordinojme objektin e një komisioni hetimor, sipas përcaktimeve dhe kushtëzimeve të Kushtetutës dhe të ligjit’, u shpreh Balla. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi
The head of the Italian Football Federation about Ronaldo in Juve: Good for our football, but for the club it was not a positive transfer
Samuel Umtiti: I love Barca, I want to succeed here. I can't imagine myself in another club