Albania

Bekim Sali intervistë për “Fokus”: Do të zbatojmë master-plan në Çair

Bekim Sali është i martuar dhe baba i tri vajzave. Është stomatolog me profesion, ka ordinancën e tij dhe biznesin e tekstilit. Hyn në garën për kryetar të Çairit si propozim i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së.

– Angazhimi ynë është të miratojmë master-plan të ri për Çairin. Në një komunë me popullsi kaq të dendur nuk mund të vendosni se çfarë të ndryshoni së pari, sepse kaosi i madh të detyron për masa dhe ndryshime radikale. Ne nuk e dimë se si do të duket, por kjo është arsyeja pse ne do të realizojmë konkurs ndërkombëtar për master-planin për Çairin. Pasi ta kemi planin më të mirë, ai do të diskutohet me qytetarët dhe pasi të kalojë në referendum komunal, ai do të jetë udhërrëfyesi ynë për zgjidhjen e problemeve në Çair – tha ai në bisedë për “Fokus”.

NDËRTIMET PA LEJE, NJË NGA PROBLEMET MË TË MËDHA TË ÇAIRIT

Një nga problemet kryesore të Çairit janë ndërtimet pa leje dhe kjo duhet parë në dy drejtime, konsideron Bekim Sali.

– Çështja e parë është nëse ne do të lejojmë ndërtime pa leje, siç e lejoi këtë BDI-ja, dhe përgjigjja për këtë sigurisht është jo. Ndërsa çështja e dytë janë ndërtimet ekzistuese pa leje. Ne si komunë do të jemi në dispozicion të Inspektoratit Shtetëror, si dhe Prokurorisë Publike. Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë. Dhe, kur jemi këtu, duhet të theksojmë se përveçse në anën e ligjit, ne do të jemi edhe në anën e banorëve. Nuk do të lejojmë që ata të mbeten pa shtëpi për shkak të lakmisë së dikujt për t’u pasuruar në atë mënyrë. Sigurisht, kjo i përfshin të gjitha ndërtimet pa leje të kohës së Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut – thotë Bekim Sali.

Në zgjedhjet e fundit, Aleanca dhe Alternativa e kontestuan procesin zgjedhor në Çair dhe parashtruan mbi 80 parashtresa, por prej atje thonë se këtë herë nuk do të lejojnë që kjo të përsëritet.

– Opinioni tashmë e di se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara. Nëse keni 1100 fletëvotime të pavlefshme, ndërsa fitorja shpallet me 200 vota, gjithçka është e qartë. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i ndërmarrim të gjitha masat për t’u mbrojtur nga manipuluesit dhe hajdutët e tillë të vullnetit qytetar. Meqë kemi anëtarë partiakë në komisionet zgjedhore, si dhe vëzhgues, mendoj se jemi të mbrojtur mirë. Por, kur ke rival jokonvencional në anën tjetër, gjithçka mund të pritet – thotë Bekim Sali.

Ai shpjegon atë që, sipas tij, në të vërtetë ndodhi në zgjedhjet e fundit.

– Kur ata humbin në kutitë e votimit, ndodh ndonjë defekt në sistemin e KSHZ-së dhe në mëngjes e shpallin fitoren. Sidoqoftë, ne u kemi thënë se këtë herë asgjë e tillë nuk kalon. Madje, edhe me çmimin e jetës. Vullneti i qytetarëve duhet të pasqyrohet me saktësi pa të meta dhe pa presione. Nëse dikush anon mbi këtë të drejtë civile, do të hasë në rezistencë të madhe të qytetarëve, rezultatin e së cilës nuk mund ta parashikoj – thotë Bekim Sali për “Fokus”.

DUAN T’I FRIKËSOJNË AKTIVISTËT TANË DHE T’I PUSHOJNË NGA PUNA

Koalicioni ASH-AAA, i cili e mbështet Bekim Sali, në periudhën e kaluar ka njoftuar se për shkak të presioneve nga BDI-ja, një kandidat për Këshillin e Çairit u pushua nga puna nga JSP dhe, siç shpjegon Bekim Sali, kjo është për shkak të frikës që krijon panik në BDI.

– Ata janë shumë të frikësuar dhe kanë frikë për të ardhmen e tyre, sepse po e humbin betejën në Komunën e Çairit. Dhe, kanë të drejtë që kanë frikë, sepse ligji nuk do të mbrojë askënd. Por, në gjendje frike dhe paniku ata bëjnë gabime që sigurisht u kthehen si bumerang. Duan t’i frikësojnë aktivistët, simpatizuesit dhe votuesit tanë, të marrin hak dhe të pushojnë njerëz nga puna. Na vjen keq që kandidati ynë i pavarur në listën e Këshillit të Komunës, Xhelal Ajdari, është pushuar nga puna. Unë jam i sigurt se me këtë veprim një person ka mbetur pa rrogë, por me këtë ata e vulosën fitoren për ne. Kjo në sport quhet autogol – thotë Bekim Sali.

KUZHINË PUBLIKE, ZGJERIM I BULEVARDEVE, SHTIGJE TË BIÇIKLETAVE

Bekim Sali shpjegon se nëse e fiton besimin e qytetarëve në Çair, ndër prioritetet kryesore janë rrugët njëkahëshe, 1700 vende parkimi, kuzhina publike me 500 shujta – tri herë në ditë, për kategoritë e prekura sociale të qytetarëve, “vatra” për të moshuarit, tri stacione policore për rritjen e sigurisë, sportelet elektronike për dokumentacionin komunal, lidhja e shkollave me ngrohjen qendrore, themelimi dhe ndërtimi i Qendrës për Kulturë, Inovacion dhe Ndërmarrësi “Çair”, 250 mijë euro në vit për riparimin dhe mirëmbajtjen e banesave kolektive, formimin e Komisionit për ekuilibrin multietnik në Çair dhe buxhetin vjetor për ta ndihmuar jetën multietnike dhe një sërë projektesh të tjera.

Ai thotë se ka shembuj të shumtë të komunave të dendura në të gjithë botën, siç është Çairi. Ai thekson se ka plan që t’i zgjerojë bulevardet, se do të kujdeset për shtigjet e biçikletave dhe të trotinetëve, si dhe për sigurinë dhe lëvizjen e këmbësorëve.

– Kur jemi në temën e komunikacionit, problemi më i madh në Çair është mungesa e vendeve për parkim. Kjo është arsyeja pse ne jemi përqendruar kryesisht në zgjidhjen e këtij problemi. Deri më tani, sipas vlerësimeve dhe analizave tona, ne tashmë jemi të sigurt se gjatë mandatit tonë katërvjeçar do të sigurojmë rreth 1700 vende parkimi (me tre parkingje nëntokësore dhe riorganizimin e hapësirave ekzistuese të parkimit), që do të thotë zbutje e madhe e këtij problemi ose, zgjidhje e plotë e problemit – thekson Bekim Sali.

Sonja Taneska – Fokus

Football news:

Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend
Mane scored the 100th goal in the Premier League. He is the third player in history to reach this mark without a penalty
Koeman about the future: I'm used to people talking about it. I will not concentrate on emotions. I will do everything for Barca
Dani Alves on Messi and Neymar: Barcelona has lost more than just players. It was necessary to do everything to save them