Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bekim Sali takohet me Arsovskën dhe Taravarin: Këto ditë do të kemi lajme edhe më të mira, edhe më konkrete

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska si dhe me kryetarin aktual të komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nga takimi, Sali, ka dhënë porosinë se këto ditë do të ketë lajme edhe më të mira edhe më konkrete.

Sot në Çarshinë e Shkupit e prita kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit – me shumë gjasë kryetare e ardhshme, Danella Arsovska, dhe mikun tim nga Aleanca për Shqiptarët, kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Gostivarit, Arben Taravari.
Duke i gostitur me qebapët tradicionalë, kishim mundësi edhe të bashkëbisedojmë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Veçanërisht biseduam për mundësitë që i ofron Qyteti i Shkupit për komunat e Shkupit dhe për qytetarët tanë në këto komuna. Këto ditë do të kemi lajme edhe më të mira, edhe më konkrete. Shkupi po ndryshon. Rendin e ka edhe Çairi”, thuhet në njoftimin e Bekim Salit.