Albania

Berisha në Kukës: Betejë për sovranitetin e PD-së

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi sot në qytetin e Kukësit takimet e tij me demokratët.

Në “Foltoren” e qytetit të Kukësit, Berisha theksoi se “sot mblidhemi në këtë foltore për të vendosur së bashku që t’i rikthejmë Partisë Demokratike shpirtin e saj të lirisë, votën”.

“Ne mblidhemi në momente kritike për vendin, në një kohë kur një njeri, i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite, me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë në rajon, duke shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të planetit”, – tha Berisha.

Ne si PD, vijoi Berisha, jemi në një situatë të vështirë, por jemi në një situatë ringjalljeje të fuqishme.

“Vijmë në një kohë që ish-kryetari deklaroi masakrën elektorale, por u mor me karrigen e tij dhe harroi çdo gjë për votën. Kjo betejë është betejë për dinjitetin tonë, për sovranitetin e kësaj partie”, nënvizoi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se “foltorja është shndërruar falë shpirtit tuaj, virtyteve tuaja, në një gjenerator të fuqishëm shprese, besimi për shqiptarët”.

“Çfarë synojmë ne me këtë? Ne synojmë të bashkohemi, të gjithë ata që besojnë te vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë, besojnë se ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj, besoj se nuk duhet të mashtrojnë nga pazarexhinjtë. Foltorja jonë nuk synon kurrë, izolimin, nuk synon cenimin e miqësive, ata që i bëjnë këto cilësime, ata janë njerëz të vegjël, shpirtzinj”, tha Berisha.

Në “Foltoren” e Kukësit Berisha foli edhe për ndryshime në statutin e kësaj force politike. Berisha dha dy opsione për të ndryshuar primaret.

“Primaret janë që të zgjedhurit vendore dhe qendrorë të Kukësit, Hasit, Tropojës, Gjirokastrës etj, t’i zgjedhë të gjithë anëtarësia e partisë, të dalë në krye ai që merr vota më shumë. Nëse ju doni, të votojnë jo vetëm anëtarët, por edhe mbështetësit tanë, të vijnë të votojnë me ne për të përcaktuar kryetarin, deputetin, kryetarin e bashkisë. Për të përcaktuar këshilltarët”, tha Berisha.

“Ish-kryetari kur e mori karrigen kishte dhënë një urdhër, kishte përjashtuar nga gara të gjithë kryetarët e grupseksioneve. Këto marrin fund. Ish-kryetari ka vendosur në statikë që kryetarët dhe sekretarët të japin dorëheqjen ndërsa ai vetë jo. Ai duhet të ikë sa më parë. duhet të jenë të barabartë. E fortë është ajo forcë politike ku gjithsecili ka një votë,” deklaroi Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri u shpreh i hapur për krijimin e fraksioneve brenda partisë.

“Cilido që është i aftë të krijojë fraksionin është i mirëpritur. Ne s’kemi frikë nga liria. Janë të mirëseardhur. Fraksionet kanë rregullat e tyre. Ne do e bëjmë këtë parti shumë herë më demokratike. Do ta lartësojmë. Pas 30 vitesh jemi 30 herë më të zotë për ta shndërruar PD në shtëpinë e vërtetë të lirisë,” tha ai.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi