BERLIN,  3 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane i ka kërkuar Bjellorusisë që t’u lejojë organizatave ndërkombëtare humanitare akses për refugjatët në kufirin polak.

Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha në Berlin ‘’se kancelarja në detyrë Angela Merkel theksoi nevojën për ndihmë humanitare në dy biseda telefonike me sundimtarin bjellorus Alexander Lukashenko’’.

“Presim që pala bjelloruse të marrë masat e duhura”,  theksoi Seibert.

Mijëra refugjatë po qëndrojnë në zonën kufitare në kushte nganjëherë ngrirje. Ministria e Brendshme gjermane tha se nuk kishte informacion të besueshëm se sa emigrantë vdiqën atje si pasojë e të ftohtit apo dhunës.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.