Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BERLIN – Laschet: Përgjegjës për dështimin e konservatorëve në zgjedhjet legjislative

BERLIN, 18 tetor /ATSH-AFP /- Armin Laschet mori përsipër përgjegjësinë për dështimin e kampit të tij konservator në zgjedhjet parlamentare gjermane në fund të shtatorit, duke pranuar se partia e tij do t’i bashkohet opozitës pas 16 vitesh në pushtet.

“Përgjegjësia për këtë rezultat më takon mua, si udhëheqës dhe kandidat për kancelarinë. Unë jam përgjegjës për fushatën elektorale dhe dështimin e saj”, deklaroi Laschet gjatë kongresit të të rinjve demokristianë të CDU-së, që u zhvillohet në Münster këtë fundjavë.

“Ne morëm një rezultat të hidhur dhe asgjë nuk mund të injorohet”, shtoi ai.

Gjatë zgjedhjeve legjislative të 26 shtatorit, me 24,1 për qind të votave, CDU mori rezultatin më të keq në historinë e saj, duke përfunduar e dyta pas socialdemokratëve.

Këta të fundit hodhi të premten themelet për një qeveri të ardhshme heterogjene të koalicionit trepalësh me ekologët dhe liberalët e FDP-së.

Të tri partitë njoftuan një marrëveshje paraprake në këtë drejtim.

Diskutimet e thella për një program qeveritar tani do të fillojnë dhe pritet të zgjasin për disa javë.

Në fund të tyre, nëse arrihet një marrëveshje, është socialdemokrati Olaf Scholz ai që do të bëhet kancelar dhe të pasojë Angela Merkel.

Prandaj Laschet vlerësoi se konservatorët tani duhet të përgatiten për t’u bashkuar me opozitën në Bundestag, një pozicion që ata nuk e kishin njohur që nga viti 2005./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.