Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bien ndjeshëm infektimet me COVID në Kosovë, 2 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm. Mësohet se janë regjistruar vetëm dy raste me COVID, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Kujtojmë se dje u regjistruar 6 raste infektimi. Në Kosovë prej disa ditësh nuk janë shënuar fatalitete, ndërsa rastet kanë qenë në rënie të vazhdueshme.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive 322 raste me COVID. Sakaq, 15 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Pas përhapjes së variantit të ri të COVID që quhet “Omicron”, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, njoftoi se do të ketë rishikim të masave kundër koronavirusit.

Varianti Omicron për herë të parë u identifikuar në Afrikë të Jugut mirëpo këtij varianti iu deshën pak kohë që të identifikohet në vende të ndryshme të botës.

Disa vende europiane kanë vendosur masa të reja kufizuese në përpjekje për të parandaluar përhapjen e këtij varianti. Siç ka njoftuar OBSH-ja, ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët e Kosovës që të vaksinohen, ndërsa të drejtë vaksinimi kanë edhe fëmijët mbi 12 vjeç.

j.l./ dita