Albania

Bino: Përveç Covid dhe grip, mund të bëhen të 2 vaksinat

Ndryshe nga viti i shkuar ekspertët e Shëndetit Publik paralajmërojnë se përveç Covid në qarkullim gjatë stinës së ftohtë do të jetë dhe gripi.

Në Shqipëri Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka izoluar ndonjë rast, por të dhënat nga shtetet europiane flasin për prani të virusit.

“Vjet nuk kemi pasur grip. Po duhet të kemi parasysh që vjet kishim një mbyllje më të madhe,” shprehet Silva Bino.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive Silva Bino tregon pasojat bashkëqarkullimit të koronavirusit dhe gripit.

Mbrojtja më e mirë sipas Binos është vaksinimi. Mbi 200 mijë doza anti grip pritet të vijnë në vendin tonë brenda javës për tu shpërndarë në qendrat shëndetësore. Vaksina kundër gripit shpjegon mjekja mund të kryhet në të njëjtën kohë me atë kundër Covid.

Vaksinën kundër gripit sipas mjekëve mund të kryej çdo person mbi 6 muaj, por të parëve që iu rekomandohet janë më të rrezikuarit, si personeli shëndetësor, ata që vuajnë nga sëmundje kronike dhe të moshuarit.

o.j/dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions