TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bëri të ditur sot se shumë shpejt në Shqipëri do të vijë edhe vaksina “Johnson & Johnson” kundër COVID-19.

Në një prononcim për mediet, Bino tha se “në vendin tonë kemi larmishmëri vaksinash. Shumë shpejt pritet të vijë edhe “Johnson & Johnson””.

Deri më tani në Shqipëri janë aplikuar vaksinat “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sinovac” dhe “Sputnik V”. Në të gjithë vendin vijon vaksinimi kundër COVID-19 në qendrat shëndetësore çdo ditë të javës, për çdo qytetar mbi 16 vjeç si dhe për fëmijët 12-15 vjeç, sipas rekomandimit të mjekut.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.