Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BioNTech nis punën për të përshtatur vaksinën për variantin e ri të COVID

BioNTech SE është duke punuar për të adaptuar vaksinën për koronavirusin në mënyrë që të jetë efektive edhe për variantin “Omicron”.

Nëse do të shihet e nevojshme, kompania do ta ketë gati versionin e përditësuar të vaksinës brenda 100 ditëve.

Kompania ka filluar zhvillimin në mënyrë që të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur, tha BioNTech në një deklaratë.

Hapat e parë të zhvillimit të një vaksine të re mbivendosen me kërkimin e nevojshëm për të vlerësuar nëse do të nevojitet një vaksinë e re, një proces që filloi të enjten e kaluar sapo lajmet për variantin e ri filluan të përhapen në mbarë botën.

BioNTech dhe partneri në prodhimin e vaksinës për koronavirusin Pfizer Inc. bënë plane muaj me parë për të siguruar që një version i ri i vaksinës së tyre të mund të jetë gati brenda 100 ditëve nëse është e nevojshme.

Varianti “Omicron” është cilësuar si shqetësues nga OBSH, ndërsa vendet e BE kanë filluar tashmë të pezullojnë udhëtimet nga Afrika e Jugut.

j.l./ dita