Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BM – Johnson: Ndryshimi klimatik më i rrezikshëm se COVID-19

LONDËR, 19 tetor /ATSH-AA/ – Kriza klimatike është shumë më e keqe se pandemia e COVID-19, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson, në samitin global për Investimet, i mbajtur në Muzeun e Shkencës.

“Sektori privat duhet të shpenzojë triliona për të luftuar krizën klimatike”, tha Johnson.

“Ne po përballemi me një sfidë edhe më të madhe për njerëzimin, ndryshimi i klimës po kërcënon mënyrën tonë të jetesës dhe në mënyrë shumë më të keqe se COVID-19”, vazhdoi ai.

“Ne duhet të dëgjojmë shkencëtarët. Ne kemi nevojë për reagim urgjent të qeverisë, por gjithashtu duhet të mobilizojmë tregjet. Ne duhet të përfshijmë sektorin privat”, theksoi kryeministri britanik.

Është njoftuar për një partneritet prej 400 milionë stërlinash midis kompanisë jofitimprurëse të Bill Gates, “Breakthrough Energy” dhe qeverisë britanike për të ulur koston e teknologjisë së gjelbër dhe për të investuar në trajtimin e krizës klimatike në të gjithë Britaninë e Madhe./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.