Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BM – Kërkesa për gjeneratorë energjie rrit çmimet e naftës në nivele rekord

LONDËR, 18 tetor /ATSH/ – Çmimet e naftës arritën sot nivelet më të larta shumëvjeçare, të nxitura nga rimëkëmbja e kërkesës dhe çmimet e larta të gazit natyror dhe qymyrit duke inkurajuar përdoruesit të kalojnë te gjeneratorët e naftës për prodhimin e energjisë, sipas Reuters.

“Lehtësimi i kufizimeve në të gjithë botën ka të ngjarë të ndihmojë në rimëkëmbjen e konsumit të karburantit”, thanë analistët në bankën ANZ në një shënim.

“Kalimi nga gazi në naftë për prodhimin e energjisë mund të rrisë kërkesën deri në 450 000 fuçi në ditë, në tremujorin e katërt”, shtuan ata.

Temperaturat e ftohta në hemisferën veriore gjithashtu pritet të përkeqësojnë një deficit të furnizimit me naftë.

“Deficiti i tregut të naftës duket se do të përkeqësohet, sepse kriza e energjisë do të intensifikohet, me motin në veri tashmë duke u ftohur”,tha Edëard Moya, analist i lartë në OANDA.

Ndërsa qymyri, energjia elektrike dhe mungesa e gazit natyror çojnë në kërkesë shtesë për naftë të papërpunuar, duket se ajo nuk do të shoqërohet me fuçi shtesë nga OPEC+ ose SHBA-ja.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se Japonia do të nxisë prodhuesit e naftës të rrisin prodhimin dhe të ndërmarrin hapa për të zbutur ndikimin e rritjes së kostove të energjisë në industri.

Të dhënat kineze treguan se rritja ekonomike e tremujorit të tretë ra në nivelin më të ulët në një vit, e dëmtuar nga mungesa e energjisë, ngushticat e furnizimit dhe shpërthimet sporadike të COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.