Albania

BM – Thellohet kriza e energjisë dhe produkteve ushqimore

LONDËR, 14 tetor /ATSH-AA/ – Kriza e energjisë dhe produkteve ushqimore në Britaninë e Madhe po thellohet për shkak të rritjes së çmimeve dhe ngecjes në zinxhirët e furnizimit në periudhën pas pandemisë.

“Pandemia ka mbyllur mbyll shumë zinxhirë furnizimi”, tha Martyn James, ekspert i parave dhe të drejtave të konsumatorit në “Resolver UK”.

“Pandemia ka ndikuar negativisht në transportin detar”, vazhdoi James, ndërsa vuri në dukje çështjet që dalin nga Brexit-i dhe pasojat e tij.

“Ne po përballemi me probleme të shumta, nga gjetja e shoferëve të kualifikuar të kamionëve, për shembull, te njerëzit që punojnë në fabrika për përpunimin e mishit”, tha ai.

“Ne kemi parë reagime të pazakonta, si njerëz që blejnë në panik apo që nxitojnë të marrin benzinë edhe pse kanë benzinë ​​të mjaftueshme për të qarkulluar”, shtoi James.

Ai theksoi, gjithashtu, se çmimi me shumicë i energjisë është në nivelin më të lartë të regjistruar.

“Shumë nga industritë tona mbështeten në energji elektrike dhe nuk kanë kufizime për të parandaluar kompanitë që të paguajnë atë që duan. Pra, ne po shohim disa situata ku disa biznese mund të duhet të mbyllen, sepse është shumë shtrenjtë të qëndrosh në prodhim”.

Sipas tij, e gjithë kjo shkakton presion të madh mbi qeverinë dhe aftësinë e saj negociuese me vendet e tjera në botë, veçanërisht në një kohë kur ajo po përpiqet të krijojë marrëveshje të reja tregtare, duke çuar në një perspektivë të zymtë, tani për tani./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions