Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Boçvarski: Deri në fund të vitit duhet të jetë gati ligji i ri për ndërtim

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pret deri në fund të vitit të ketë propozim për ligjin për ndërtim dhe beson se do të sjell vendimin më të mirë për të gjitha palët.

Boçvarski në paraqitjen e tij në debatin e ekspertëve për propozim-ligjin e ri për ndërtim, në organizim të Odës së Arkitektëve të Autorizuar dhe Inxhinierëve të Autorizuar thekson se me propozimin e ligjit të ndërtimit do të mundësohet dhe stimulohet zhvillimi ekonomik dhe hapësinorë, do të stimulohet investimi në ndërtimtari, do të përforcohet shkarkimi i numër i madh i problemeve që vazhdimisht paraqiten në këtë fushë.

“Duke pasur parasysh se ligji ekzistues është ndryshuar 30-të herë dhe shpesh është frenues për zhvillimin e komunave dhe të shtetit, jemi përcaktuar të krijojmë plotësisht ligj të ri për ndërtim dhe që ka për qëllim të përshpejtoj procedurat dhe të stimuloj zhvillimin hapësinor dhe ekonomik të shtetit”, tha Boçvarski.

Boçvarski sqaroi se me ligjin e ri po sigurohet efikasitet operativ më i madh dhe i përgjithshëm i sistemit për avancimin dhe kontrollin e zhvillimit hapësinor dhe ndërtimit. Definohet statusi, përkushtimi dhe rregullimi i të drejtave dhe obligimeve të pjesëmarrësve në ndërtim, ndërsa për herë të parë rregullohen të gjitha llojet e akteve për të gjitha ndërtimet.

Me të rregullohet, siç tha, plotësisht procesi i ndërtimit të rrugëve, ujësjellësve, hekurudhës, turbinat me erë, rrugët e qytetit, kanalizimi dhe gjithçka që ndërtohet në vend.