TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga bora e parë në Dardhë, ndërkohë që rrugët janë plotësisht të hapura.

Mjetet borëpastruese në gatishmëri kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat”, u shpreh Rama.

Ardhja e stinës së ftohtë që bashkë me kënaqësinë e dëborës, sjell edhe vështirësi në kalimin e rrugëve ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ketë gati planin e masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend.

Plani i masave përfshin angazhimin e mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar edhe sasia e nevojshme e kripës që do të hidhet në rrugë, për të eliminuar ngricat.

Periudha e mirëmbajtjes dimërore fillon në datën 15 nëntor dhe vazhdon deri më 31 mars. Këtë vit, për shkak të njoftimeve për rënie të ndjeshme të temperaturave dhe nisjes së reshjeve të borës në zonat malore, puna filloi menjëherë për përgatitjen e mirëmbajtjes dimërore përpara sezonit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.