TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/- Në zonat malore në jug dhe veri të vendit kanë nisur reshjet e para të borës.

Rënia e temperaturave ku termometria shënuar 3 gradë celsius ka sjellë edhe reshjet e borës në Malin e Gramozit, Mokër dhe Korabit.

Edhe në zonat verilindore të vendit u shënuan reshjet e borës si në Dibër, malin e Dejës në Mat, dhe malet e Kukësit, Pukës dhe Tropojës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat në Dardhë të Korçës.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi në këtë aks rrugor kryhet pa probleme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.