Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bora nuk pati zemër ti fshijë këto fotografi me Donaldin

Pavarësisht gjithë historisë me Donaldin, Bora nuk pati zemër ti fshijë këto fotografi.

Bora Zemani ka befasuar me reagimin e saj kundrejt Donaldit.

Ani pse po e priste jashtë dhe ti rregullonin gjërat, ishte Donaldi ai i cili nuk iu qëndroi besnik fjalëve të thëna, shkruan lajmi.

Donaldi filloi lidhjen me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother Vip, gjë që trazoi ujërat dhe u bë tema më e komentuar tek publiku shqiptar.

I gjithë publiku priste një reagim nga Bora i cili ndodhi dy ditë më parë.

Moderatorja shqiptare kërkoi nga ndjekësit që mos ta gjykojnë e kryqëzojnë Donaldin duke thënë se edhe ai është njeri dhe mund të gabojë.

Por ky veprim nuk është i vetmi me të cili po befason Bora, ajo po ashtu nuk i ka hequr nga instagrami as Donaldin dhe as Beatrixën.

E krejt në fund, ajo as fotot nga albumi 3shat nuk i ka fshirë ende.