BRUKSEL, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Brukseli ka propozuar lehtësimin e kontrolleve për disa mallra të destinuara për Irlandën e Veriut, në mënyrë që të zvogëlohen tensionet me provincën britanike për furnizimet posBrexit.

“Këto propozime janë përgjigja jonë e sinqertë ndaj shqetësimeve në Irlandën Veriore”, theksoi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Maros Sefcovic, duke paraqitur ofertën evropiane.

“Masa do të prekte një gamë të gjerë të mallrave nga Britania e Madhe dhe të konsumuara në Irlandën Veriore”, thuhet në një deklaratë.

“Do të kishte efektin e zvogëlimit të kontrolleve me rreth 80 për qind dhe formaliteteve doganore me 50 për qind, duke krijuar një lloj “korsie të shpejtë” për këto produkte”, theksoi Sefcovic.

Në këmbim, për të mbrojtur integritetin e tregut të brendshëm evropian dhe për të siguruar që këto produkte të mos hyjnë në të, Londra duhet të japë garanci, të tilla si një etiketë që tregon se ato janë të destinuara për shitje “vetëm” në Britaninë e Madhe./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.