Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BRUKSEL – Der Leyen: Përparësi ndihma për familjet dhe bizneset në nevojë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë

BRUKSEL, 20 tetor /ATSH/ – E gjithë bota është prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, megjithatë ka diçka specifike për situatën në BE, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Twitter.

“Ne jemi shumë të varur nga gazi, shumë të varur nga importet e gazit. Na bën të prekshëm. Ne duhet të diversifikojmë furnizuesit, por në mënyrë thelbësore, të përshpejtojmë kalimin në energji të pastër’’, shtoi ajo.

“Qytetarët presin përgjigje të shpejta. Prioriteti ynë është t’u japim ndihmë familjeve dhe bizneseve në nevojë. Sipas rregullave të BE-së, shtetet anëtare duhet të marrin masa me shpejtësi’’, theksoi Von der Leyen.

“Kjo përfshin ndihmën shtetërore, mbështetjen e synuar për konsumatorët dhe shkurtimet në taksat e energjisë”, përfundoi ajo./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.