BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Ukraina dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për hapësirën e përbashkët ajrore, e njohur si Marrëveshja e Qiejve të Hapur, në periferi të samitit BE-Ukrainë në Kiev, sipas një shënimi të raportuar nga Komisioni Evropian.

Sipas shënimit, marrëveshja “synon të hapë gradualisht tregjet përkatëse të aviacionit dhe të integrojë Ukrainën në një zonë më të gjerë të përbashkët të aviacionit evropian”.

Ukraina tani do të duhet të harmonizojë legjislacionin e saj me rregullat dhe standardet e aviacionit të BE-së në fusha të tilla, si siguria e aviacionit, menaxhimi i trafikut ajror, siguria, mjedisi, rregullimi ekonomik, konkurrenca, mbrojtja e konsumatorëve dhe aspektet sociale.

Tregu i aviacionit të brendshëm ukrainas vlen mbi 9,8 milionë pasagjerë në vit dhe transporti ajror i udhëtarëve dhe mallrave midis Ukrainës dhe BE-së po rritet gjithashtu fuqishëm.

Falë integrimit progresiv të dy sistemeve, të gjitha linjat ajrore të BE-së do të jenë në gjendje të kryejnë fluturime të drejtpërdrejta në çdo aeroport në Ukrainë, e njëjta gjë do të vlejë edhe për kompanitë ukrainase./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.