TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Në vendin tonë numërohen 6 institucione të parasë elektronike.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, pagesat me para elektronike i referohen transaksioneve të kryera përmes institucioneve financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë për këtë shërbim.

Në thelb, pagesa me para elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike.

Sipas BSH-së, numri total i pagesave me para elektronike arriti në 2.95 milionë në 6-mujorin e parë 2021, shifër kjo disa herë më e lartë se numri të transaksioneve të realizuara gjatë të gjithë vitit 2020.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.