TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, ka përcaktuar në buxhetin 2022 një sërë prioritetesh, që synojnë rritjen e eksporteve, mbështetjen e fermerëve, agroturizmit, agropërpunimit peshkimin dhe digjitalizimin në sektorin rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se qeveria ka rritur buxhetin e bujqësisë për vitin 2022 në mbështetje të disa sektorëve kryesorë për ekonominë rurale.

Sipas saj, do financohet për më shumë eksporte që gjenerojnë ekonomi për fermerët tanë, më shumë investime për peshkatarët dhe akuakulturën, fuqizim të turizmit rural dhe fshatit.

Gjithashtu tha Krifca, financojmë projektete për bujqësi të digjitalizuar dhe inovative si dhe forcojmë sigurinë ushqimore për konsumatorët. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.