TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Buxheti i vitit 2022 ka adresuar për sektorin e bujqësisë një fond prej 12.7 miliardë lekë, me fokus zhvillimin e sektorit rural në Shqipëri, rritjen e eksporteve dhe të punësuarve.

Sipas të dhënave zyrtare nga pr.buxheti, për bujqësinë 5.9 miliardë lekë do të shkojnë për investime.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka vënë si objektiv për vitin 2022, zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, duke rritur numrin e të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim në afro 533 mijë të punësuar.

Gjithashtu fokus kryesor është edhe zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me fruta dhe perime; aktivitetet promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim si dhe rritjen e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit në 44.3 miliardë lekë në vitin 2022.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.