TIRANË, 24 tetor /ATSH/ 10 minuta nga Tirana qendër, në drejtim të Tiranës rurale, pranë liqenit të Kusit, gjendet “Camping Tirana Albania”, një oaz agroturistik që tërheq vizitorët jo vetëm me bukurinë natyrore por edhe ushqimet bio që prodhohen në këtë fermë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi nga afër këtë kamping.

“Aty Bashkimi dhe Merita kishin tokën por prej vitesh jetonin në Itali. U kthyen nga emigrimi dhe u ngulën për të ndërtuar me punë dhe përpjekje ëndrrën. Ndërkohë që rritnin vajzat, qëndisën vreshtën, tokën, bukën e ndërtuan gjithçka i duhej një aktiviteti të tillë për të patur sukses, dhe ishte e dukshme nga numri i vizitorëve vendas e të huaj, që shijonin qëndrimin aty”, u shpreh Krifca, teksa e cilësoi këtë vend një mrekulli. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.