Albania

Çel dyert çerdhja dhe kopshti “Sunny Hill”, mirëpret mbi 300 vogëlushë

– Veliaj: Investimet në arsim, busulla e Tiranës së 30 viteve të ardhshme-

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, çeli dyert çerdhja dhe kopshti i Katarit “Sunny Hill”, i cili më pak se dy vite më parë u shkatërrua nga tërmeti tragjik, por sot mirëpret mbi 300 vogëlushë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, vepër e cila u realizua falë grantit prej 5 milion dollarësh për financimin e projekteve të rikonstruksionit të tre institucioneve arsimore në Tiranë.

Duke falënderuar miqtë e Katarit për ndihmën bujare, por dhe këngëtaren Dua Lipa, që mundësoi mobilimin e brendshëm të çerdhes dhe kopshtit, kryebashkiaku Veliaj tha se investimet në arsim, duke nisur që në sistemin parashkollor, janë pasqyra më e qartë e Tiranës së 30 viteve të ardhshme.

“Nëse duam t’i përgjigjemi pyetjes se si do të jetë Tirana pas 30 viteve, ne tregojmë një kopsht, sepse Tirana e 2050-ës gjendet në këto hapësira. Nëse këto hapësira janë të mira, atëherë e ardhmja e Tiranës do të jetë e mirë. Nëse këto hapësira janë ato që gjetëm në 2015-ën, me lagështirë, ky qytet nuk frymëzon më. Përgjigja për Tiranën e 2050-ës është ky kopsht, që ne ringritëm me miqtë tanë nga Katari dhe këngëtaren e famshme Dua Lipa. Ata janë dëshmi se si kontributi i njerëzve që duan të ndihmojnë, prodhon diçka fantastike,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se si ky kopsht, nga i njëjti financim po ringrihen dhe do të hapen së shpejti edhe shkolla “Lasgush Poradeci” dhe shkolla në Pezë.

Edhe ambasadori i Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri, theksoi se vendi i tij i kushton një kujdes të veçantë arsimit për rolin vendimtar në formimin e një brezi të vetëdijshëm e të kulturuar, që ndërton një shoqëri të drejtë dhe kontribuese në realizimin e zhvillimit social dhe ekonomik. “Shpresoj që rikonstruksioni i këtyre tre institucioneve arsimore të kontribuojë në mbështetjen e zhvillimit njerëzor të qëndrueshëm dhe të gjithanshëm në Republikën e Shqipërisë, veçanërisht në garantimin e një të ardhmeje të begatë dhe premtuese për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë,” deklaroi Ali bin Hamad Al-Marri.

Kreu i bashkisë tha se përveç forcimit dhe modernizimit, hapësirat e kësaj godine janë trefishuar, duke shtuar po me tre herë edhe kapacitetin e fëmijëve që mund të akomodohen në këto mjedise.

“Parimi ka qenë ta bëjmë më të fortë, më të bukur dhe më të madhe dhe shkuam nga një kopsht që kishte vetëm 100 fëmijë, edhe prej kushteve të amortizuara, në trefishin e tyre. Kjo do të thotë se 300 prindër shkojnë më të qetë në punë. Janë 300 familje që sigurojnë të ardhura, prej faktit që na kanë besuar dritën e syve dhe besoj se nëse do shikojmë efektin kaskadë që ka kjo në ekonomi, në komunitet, apo në aftësimin dhe karrierën e gjithë këtyre prindërve, është një sukses i jashtëzakonshëm. Bekuar qofshin ata që punojnë për fëmijët e që prodhojnë punë të tilla të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, më të forta, më të mëdha dhe më të bukura,” tha Veliaj.

Kreu i bashkisë e mbylli fjalën e tij me një apel për të gjithë qytetarët, për t’u vaksinuar, si e vetmja mënyrë për lehtësimin në radhë të parë të fëmijëve të tyre të cilët do shpëtojnë nga mësimi me turne në shkolla, por dhe për vetë ata që ankohen për shtimin e trafikut në kryeqytet.

“Nuk shoh asnjë mënyrë tjetër se si të hapemi totalisht dhe të kemi kapacitete të plota. 10 shkolla përnjëherë, duke filluar nga viti kur Tirana u shpall kryeqytet 101 vite më pare, janë rekord për historinë e këtij qyteti. Por pavarësisht se i kemi shtuar hapësirat, mësimi vijon me turne prej pandemisë. Po të vaksinohemi shkojmë të gjithë me një turn dhe trafiku krijohet vetëm në orët pikut, jo 4 herë në ditë,” apeloi Veliaj.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Luis Suarez: Messi deserved the Golden Ball, he had a great year. I think Leo has no competitors
Rummenigge about Bavaria: We are among the top three clubs in Europe. Our football can be enjoyed
The Salah-Firmino-Mane trio is still powerful, but Jota is eager to take the Brazilian's place. What does each of the options give Liverpool?
Atletico is not yet sure whether to extend the contract with Suarez. Simeone will have the final word
Gerard Pique: I will finish my career at Barca, but I don't want to leave as a reserve player. I'll leave when I see that I'm not as important as before
Chelsea congratulated Abramovich on his birthday. He turned 55 years old
Patrice Evra: I've had enough of this toxic masculinity. Tears are not a sign of weakness