Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Çelet edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” startoi mbrëmjen e së premtes edicionin e tij të tetë në Tiranë.

Në garë për çmimet “Dea” janë përfshirë gjithsej 56 filma, nga të cilët 7 në seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 3 në programin Cine Ko, 15 në seksionin e filmit të shkurtër, 15 në seksionin e filmit studentor dhe 16 në seksionin e filmit dokumentar. Kategorizimi reflekton si natyrën e krijimtarisë ashtu edhe profilin e autorëve të tyre.

“DEA mblodhi sërish sot të gjithë, miqtë besnik dhe ata të rinj, artistë vendas dhe të ardhur nga jashtë, krijues dhe vlerësues , artbërës dhe artdashës, breza veteranësh dhe debutantësh të ekranit, të gjithë me një pasion dhe përkushtim të përbashkët, i cili që prej 3 vitesh kapërcen synimin për kinemanë cilësore. Sepse ne prej 2 vitesh mblidhemi për të dëshmuar rezistencë kulturore, për të kontribuar që kinemaja t’i mbijetojë pandemisë duke mos lejuar që ajo të sfidojë ekzistencialisht kinemanë. Po jo vetëm kaq. Takohemi së bashku për të tetën herë. Ja dolëm të mbijetojmë. Me të njëjtin përkushtim DEA do të tentojë edhe në këtë edicion të ndajë ofertën filmike dhe ekspertizën profesionale europiane me publikun, studentët dhe kineastët“, tha Oktrova.

Filmat do të shfaqen në kinema Dea 2 – salla “Black Box” e Univeristetit të Arteve. Programi i filmit studentor do të ofrohet në mjediset e akademisë “Dea”- galeria FAB e UA.

Edicioni i tetë i festivalit zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Universitetit të Arteve dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Filmat e paraqitur dhe autorët që marrin pjesë në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksionimit paraprak të komisioneve ndërkombëtare, të mbyllur në fund të muajit mars.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.